Fazat e Projektit

Më poshtë mund t’i gjeni të listuar fazat e programit “Coca-Cola përkrah rininë” :

Regjistrimi online  

Hapi i parë që duhet të ndërmerrni për tu bërë pjesë e trajnimeve “Coca-Cola përkrah Rininë” është plotësimi i formularit të mëposhtëm me të dhënat e juaja.

Apliko këtu

Përzgjedhja e kandidatëve  

Pasi që ju të plotësoni formën e aplikimit,ju do të bëni përzgjedhjen e periudhës kohore që të bëhen pjesë e trajnimeve.

Trajnimet  

Trajnimet do të zgjasin deri në fund të vitit. Temat e trajnimeve do të jenë për aftësi digjitale, marketing digjital, biznes dhe financa, aftësi të buta dhe udhëzime në karrierë.

Përzgjedhja e kandidatëve

Pasi që ju të plotësoni formën e aplikimit,
ekipi punues do të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve
që do të bëhen pjesë e trajnimeve për fazën e dytë,
gjatë muajve shtator-tetor.

Pse duhet të jeni pjesë e programit
“Coca-Cola përkrah rininë”?

A dëshironi të punoni me veten dhe të rrisni shanset për një të ardhme më të mirë? A ju duhen këshilla se si të krijoni një përshtypje të mirë dhe të jeni të gatshëm t’i shfaqni aftësitë tuaja në mënyrë profesionale? Ky program ju mundëson që të përgatiteni dhe të fitoni njohuritë që ju duhen për të arritur deri tek një vend i punës.

PARTNERËT

Realizimi i trajnimeve “Coca-Cola Përkrah Rininë” do të bëhet
me mbështetjen e Innovation Centre Kosovo si partner eksluziv.

Innovation Center Kosova (ICK) është integruesi kryesor lokal i bizneseve inovative dhe sipërmarrjes, duke ndihmuar vizibilitetin e Kosovës si destinacion i ardhshëm i biznesit. ICK krijon vende të reja pune përmes krijimit dhe rritjes së biznesit dhe përmes trajnimit dhe lidhjes së të rinjve për mundësi pune në tregun e punës. Brenda projektit për “Coca-Cola Përkrah Rininë” 2021, ICK do të jetë përgjegjëse për të trajnuar dhe këshilluar të rinjtë në të gjithë Kosovën, në fushën e biznesit, ndërmarrësisë, aftësive të buta dhe aftësive digjitale.

Programi mësimor që është krijuar ndihmon në heqjen e pengesave që ekzistojnë për të rinjtë që nuk kanë qenë në gjendje të sigurojnë ose mbajnë një vend pune.

KONTAKT